Sot shpallet aktgjykimi ndaj të akuzuarës për spiunazh, Jelena Gjukanoviq
Në Gjykatën Themelore të Prishtinës do të shpallet aktgjykimi ndaj ish-punëtores së OSBE-së Jelena Gjukanoviq, e cila akuzohet për veprën penale të spiunazhit.
Në fjalën përfundimtare Prokuroria ka kërkuar dënim prej 25 vjetësh në këtë rast që konsiderohet si një ndër më të rëndësishmit në fushën e sigurisë që është trajtuar në Kosovë.
Seanca për shpalljen e aktgjykimit ndaj Gjukanoviqit pritet të fillojë në orën 13:15.