Protestë në Besi për sigurinë rrugore, banorët kërkojnë rrethrrotullim
Banorët e fshatit Besi kanë organizuar sot një protestë, duke ngritur shqetësime për sigurinë në një nga segmentet kryesore rrugore të zonës.
Ata kërkojnë ndërtimin e një rrethrrotullimi, duke theksuar se rruga aktuale me katër shirita paraqet rrezik të vazhdueshëm për drejtuesit e automjeteve dhe këmbësorët, për shkak të mungesës së sinjalistikës dhe vështirësive për kyçje në trafik.
Gjatë protestës nuk janë raportuar incidente, ndërsa në vendngjarje kanë qenë të pranishme edhe njësitë e Policisë së Kosovës për të siguruar rendin dhe qetësinë.