Tirana e fiton derbin ndaj Partizanit [video]

Tirana e ka fituar derbin shqiptar ndaj Partizanit, në kuadër të xhiros së 33-të në Superligën e Shqipërisë.

Vendasit fituan me përmbysje nga 0-1 në 2-1 për t’i mbajtur pikët e plota në shtëpi.

Partizani e nisi më mirë duke zhbllokuar rezultatin pas 23 minutave lojë.

Megjithatë, Tirana u këndell përmes Kresic që shënoi një supergol për ta barazuar rezultatin.

Heroi i “bardhëkaltërve” rezultoi të ishte Alvarez, që e finalizoi për mrekulli një aksion të bukur (85’).

Tirana kësisoj zë pozitën e shtatë me 35 pikë ndërsa Partizani renditet në vendin e pestë me 45 sosh. /telegrafi