Kuvendi miraton në lexim të parë projektligjin për energjinë me 58 vota për

Me 58 vota për, 15 kundër dhe një abstenim, është votuar shqyrtimi i parë i projektligjit për energjinë.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, në prezantimin e projektligjit u bëri thirrje deputetëve që ta votojnë atë.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, pati kritika për procedurën.

“Ndërsa sa i përket ligjit që sot kemi përpara, e kemi thënë në lexim të parë, po e përsëris, puna e parë e këtij ligji është shmangia nga llogaridhënia dhe përgjegjësia e Kuvendit dhe bartja e përgjegjësisë te një ministri për një pjesë të sektorit të mjedisit, jashtëzakonisht delikat. Pra, në këtë rast, ne po e trajtojmë këtë jo siç ka qenë më parë me rregulla pak më të thjeshta, por po ia bartim ministrisë së infrastrukturës. Unë edhe e kuptoj reformën, por nuk e kuptoj reformën në procedura të përshpejtuara, pa debat me publikun, pa debat me akterët profesionistë, pa shoqërinë civile, pa media, duke u munduar t’i ndryshojmë bazat e legjislacionit”, tha Shala.