Bajrami për Kurtin: Po kërkon sundim, jo qeverisje

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka kritikuar qasjen e Lëvizjes Vetëvendosje në krizat e fundit politike dhe institucionale në vend.

Bajrami përmes një postimi në Facebook ka thënë se LVV kishte mbajtur rreth 60 seanca në Kuvend për të arritur qëllimin e zgjedhjes së Albulena Haxhiut si kryeparlamentare.

Tutje, ajo deklaron se pas këtij qëndrimi LVV tash e do presidentin me ‘çdo kusht’ duke ‘sakrifikuar’ pozitën e kryeparlamentarit në Kuvend.

“Në vitin 2025 janë mbajtë rreth 60 seanca për ta bërë Albulenën kryetare të Kuvendit dhe asnjë seancë për të bërë ndonjë zgjidhje për qytetarët e vendit.Kur ata nuk arritën ta bëjnë kryetaren e Kuvendit, e çuan vendin në zgjedhje.Sot, thonë: “kryetarin e Kuvendit e japim” por presidentin e dojmë me çdo kusht”, ka shkruar Bajrami.