Aksident me një të vdekur në Elbasan, një tjetër mbetet i lënduar

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në rrugën Elbasan-Cërrik, në zonën e fshatit Mjekës.

Siç njofton Policia e Shtetit,automjeti që drejtohej nga shtetasi A. B., rreth 28 vjeç, është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasi L. R., 53 vjeç.

“Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën shtetasi A. B., ndërsa është dëmtuar shtetasi L. R., i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore”, tha Policia e Shtetit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.