Kuvendi i voton anëtarët e Bordit të RTK-së

Kuvendi i Kosovës i ka votuar anëtarët e Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës (RTK).

Sipas votave në Kuvend, janë zgjedhur gjashtë anëtarë nga komuniteti shqiptar, Valmir Thaqi, Flokart Aliu, Gëzim Brahaj, Xheraldina Cernobregu, Fatmir Podrimaj dhe Ilirian Himaj.

Ndërkohë, për përfaqësuesit nga komunitetet jo shumicë nuk ka pasur përzgjedhje, ndaj do të rishpallet konkursi për këto pozita.