Drilon Hajrizi, MVP i publikut
Basketbollisti i Trepçës, Drilon Hajrizi, është shpallur MVP i publikut pas paraqitjes vendimtare në fitoren ndaj Peja në ndeshjen e parë.
Kampionët në fuqi mbrëmë mundën Pejën, me rezultat 86-78 në ndeshjen e parë të play-offit.
Hajrizi ishte protagonisti kryesor i takimit, duke bërë diferencën në momentet kyçe me efikasitet dhe saktësi në sulm.
Ai e mbylli ndeshjen me 17 pikë dhe 6 kërcime, ndërsa u dallua edhe nga distanca, duke realizuar 3 nga 4 tentimet për tri pikë.
Me këtë performancë, ai konfirmoi rolin e liderit në skuadër dhe ndikimin e tij të madh në lojën e Trepçës, duke i dhënë ekipit një avantazh të rëndësishëm në këtë përballje.