Jadon Sancho vendos përfundimisht për të ardhmen, i jep fjalën gjigantit evropian

Sulmuesi Jadon Sancho e ka dhënë “dritën e gjelbër” për një rikthim të tretë te Borussia Dortmund.

Ylli anglez ka rënë në formë që prej kalimit te Manchester Unitedi, ndërsa këtë vit e kaloi huazim te Aston Villa, skuadër që po lufton për një vend në Ligën e Kampionëve.

Megjithatë, edhe te Villa nuk janë plotësisht të kënaqur me Sanchon prandaj nuk do ta blejnë përfundimisht. Kësisoj, lojtari ka vendosur të rikthehet te Dortmundi.

“Jadon Sancho ka dhënë aprovimin në princip për një rikthim te Borussia Dortmund. Ka pasur disa bisedime dhe drejtuesit kanë në tavolinë informatat dhe vlerat për një marrëveshje”.

“Sancho është i hapur, por ka edhe oferta tjera. Tani varet nga Borussia Dortmund nëse duan ta marrin hapin tjetër. Niko Kovac gjithashtu ka dhënë dritën e gjelbër”, njoftoi ndër të tjera gazetari shumë i besueshëm Florian Plettenberg.

26-vjeçari këtë edicion në Ligën Premier ka zhvilluar 20 paraqitje për të kontribuar me dy asistime brenda 771 minutave lojë. /telegrafi