Whitaker vlerëson Kosovën për blerjen e pajisjeve mbrojtëse amerikane
Ambasadori amerikan në NATO, Matthew Whitaker, ka treguar për takimet që i zhvilloi në Prishtinë me krerët e shtetit.
Takimet me U.D. të Presidentit, Albulena Haxhiu, me kryeministrin Albin Kurti dhe me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ai i quajti produktive.
Në një postim në X, ai e vlerësoi angazhimin e Kosovës edhe për blerjen e pajisjeve mbrojtëse nga ShBA-ja.
“Kosova po rritet si kontribuuese në fushën e sigurisë, nga roli i saj në Bordin e Paqes deri te kontributi i planifikuar me personel për Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit në Gaza”.
“E përshëndes angazhimin e Kosovës për blerjen e pajisjeve mbrojtëse amerikane dhe bazën e saj në rritje të industrisë së mbrojtjes. Partnerë më të fortë sjellin një të ardhme më të sigurt”, potencoi Whitaker.
Productive meetings in Pristina with Acting President Haxhiu, Prime Minister Kurti, Defense Minister Maqedonci, and team. Kosovo is stepping up as a security contributor, from its role in the Board of Peace to its planned personnel contribution for the International Stabilization… pic.twitter.com/VMz76cwZjf
— U.S. Ambassador to NATO (@USAmbNATO) April 22, 2026