Artisti Shani Syla përkujtohet përmes ekspozitës në 10-vjetorin e vdekjes
Në kuadër të 10-vjetorit të ndarjes nga jeta të artistit Shani Syla, më 25 prill 2026, nga ora 15:00, organizohet një ekspozitë përkujtimore kushtuar krijimtarisë dhe veprës së tij artistike.
Në Open Art Gallery, kjo ekspozitë vjen si një homazh i veçantë për një krijues të përkushtuar, i cili me punën dhe vizionin e tij ka lënë gjurmë të rëndësishme në artin pamor.
Përmes veprave të përzgjedhura, publiku do të ketë mundësinë të rikujtojë dhe të rivlerësojë universin krijues të Shani Sylës, duke reflektuar mbi kontributin e tij të çmuar dhe ndikimin që ai vazhdon të ketë edhe sot, pas një dekade nga ndarja e tij nga jeta.
Ekspozita organizohet në bashkëpunim me familjen e artistit dhe Open Art Gallery, si një akt i përbashkët nderimi dhe kujtese për jetën dhe veprën e tij. /klankosova