Gazetari i Bild: Fisnik Asllani mbetet në listën e gjigantit evropian

Gazetari i medias së njohur gjermane “Bild”, Christian Falk, ka bërë të ditur se sulmuesi i Hoffenheimit, Fisnik Asllani, vazhdon të jetë në listën e dëshirave të gjigantit evropian, Bayern Munich.

Asllani është përmendur si objektiv i disa klubeve të mëdha evropiane për afatin kalimtar të verës, por Hoffenheimi nuk pritet ta lëshojë lehtë dhe as për një tarifë të ulët.

“Ende ka thashetheme për Fisnik Asllanin e Hoffenheimit, i cili është gjithashtu në listën e Bayern Munich”, ka deklaruar Falk.

Për 23-vjeçarin raportohet se ka interesim edhe nga Barcelona dhe Borussia Dortmund, pas paraqitjeve të shkëlqyera me Hoffenheimin dhe Kosovën.

Ai ka regjistruar 9 gola dhe 6 asistime në Bundesligë, duke u kthyer në një nga lojtarët kyç të ekipit, i cili po lufton për një vend në garat evropiane.