“Netanyahu do arrestohet në Hungari”- Magyar: Vendi jonë nuk do tërhiqet nga Gjykata Ndërkombëtare Penale
Kryeministri i ardhshëm i Hungarisë, Péter Magyar, tha se vendi i tij nuk do të tërhiqet nga Gjykata Penale Ndërkombëtare.
Kështu 45-vjeçari kthen pas një vendim të Viktor Orban të vitit 2025, kryesisht i ndërmarrë për shkak të mosmarrëveshjeve mbi urdhër-arrestet e lëshuara kundër kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahut.
Magyar e bëri të qartë se kjo do të thotë se Netanyahu mund të arrestohet nëse udhëton drejt Hungarisë apo kalon nëpër hapësirën e saj ajrore.
“Ia bëra të qartë edhe kryeministrit izraelit, kolegët e mi e kanë shqyrtuar këtë çështje dhe ne ende mund ta ndalojmë tërheqjen. Qëllimi i vendosur i qeverisë time është që Hungaria të mbetet anëtare e Gjykatës Ndërkombëtare Penale. Pra, unë besoj se nëse vendi është anëtar i Gjykatës Ndërkombëtare Penale dhe një person që kërkohet nga gjykata hyn në territorin tonë, atëherë ai person duhet të merret në paraburgim”, tha Péter Magyar.
Magyar, i cili pritet të marrë detyrën e kryeministrit nga Viktor Orbán, ka ftuar çdo kryetar shteti në 70-vjetorin e revolucionit të vitit 1956 në Budapest, që zhvillohet më vonë gjatë vitit, përfshirë Netanyahun, pavarësisht deklaratave të tij të fundit.
Tërheqja e Hungarisë nga Gjykata Ndërkombëtare Penale do të hynte në fuqi më 2 qershor 2026, gjë që do ta kishte bërë Hungarinë shtetin e vetëm anëtar të Bashkimit Europian që nuk e njeh juridiksionin e gjykatës me seli në Hagë. /abcnews