Policia deklarohet pas lëndimit të punëtorit në Prishtinë

Mëngjesin e sotëm është lënduar një punëtor në Prishtinë, përkatësisht në lagjen “Arbëria”, pasi ka rënë një vinç.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për kryeqytetin, Enis Pllana, ka thënë për “Zërin” se punëtori është dërguar për trajtim mjekësor, përderisa ka theksuar se janë duke punuar për sqarimin e të gjitha rrethanave.

“Sot rreth orës 10:00 kemi pranuar informatën se një person është lënduar deri sa ishte duke punuar në rrugën ‘Bashkim Fehmiu’ në Prishtinë. Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes kurse personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor. Aktualisht njësitet relevante janë duke u marrë me sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, ka thënë Pllana. /Zëri