Japonia goditet nga një seri tërmetesh

Japonia u godit sot nga katër tërmete, më i forti prej të cilëve ishte me magnitudë 5.4 të shkallës Rihter, njoftoi Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC). Të katër tërmetet ishin në det të hapur, në lindje të ishullit më të madh të Japonisë, Honshu.

Tërmeti më i dobët ishte me magnitudë 4.1. Epiqendra e tërmetit më të fortë ishte në një thellësi prej 10 kilometrash dhe 132 kilometra nga qyteti i Miyakos.

NHK raportoi incidentin në prefekturën Miyagi në verilindje të Japonisë, ku një makinë ra në një gropë një metër të thellë të shkaktuar nga tërmeti. Policia nxori shoferin nga makina dhe askush nuk u lëndua.

Nuk është lëshuar asnjë paralajmërim për cunami. Japonia u godit dje nga një tërmet me magnitudë 7.4 ballë dhe banorët në zonat bregdetare u këshilluan të evakuohen dhe të shkojnë në vende të sigurta dhe në vende më të larta. /euronews