Të mirat që portokalli ia jep njeriut
Portokalli ka disa veti të mira për trupin e njeriut.
Përpos që është i pasur me vitamina A, B, C, P, me kripëra kalciumi, fosfor etj, nga lëkura e tij del vaj eterik shumë i mirë, i cili gjen përdorime të shumta në prodhimin e pijeve, aromave, ilaçeve.
Sipas studimeve, lëngu i portokallit ndalon kalbëzimin ose pengon zhvillimin e mikroorganizmave, e përdoret me sukses në luftimin e sëmundjeve të veshkave, edhe në rastet kur janë formuar gurë në to, në sëmundjet e mëlçisë dhe në ato të zemrës dhe të enëve të gjakut.
Lëngu i portokallit, duke i shtuar pak sheqer, pëlqehet edhe nga fëmijët e vegjël dhe këshillohet të përdoret qysh në muajin e tretë pas lindjes.