Kaluan ilegalisht kufirin, arrestohen dy serbë në Leposaviq
Të hënën dy shtetas serbë kanë hyrë në Kosovë përmes rrugëve ilegale.
Kalimin kufitar ata e kanë bërë në fshatin Vracevo të Leposaviqit, por me të hyrë në territorin e Republikës së Kosovës janë arrestuar nga zyrtarët policorë.
Nën dyshimin se kanë kryer veprën penale të kalimit të paautorizuar të kufirit, dy serbët janë dërguar në mbajtje.
“Fsh. Vracevo - Leposaviq, 20.04.2026-17:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj, shtetas të Serbisë, të cilët në Kosovë kishin hyrë nëpër mjet rrugëve ilegale. Pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit janë dërguar në qendrën e mbajtjes”, thuhet në raportin ditor të Policisë së Kosovës.