Hamza për datën e zgjedhjeve të reja: Nuk është çështje preferenca
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, pas mbledhjes së Këshillit Drejtues të PDK-së, tha se e përkrahin vendimin e Gjykatës Kushtetuese sa i përket zgjedhjeve të reja, raporton Ekonomia Online.
I pyetur se kur e preferon datën e zgjedhjeve, ai tha se kjo nuk varet nga preferencat, por nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese.
“Jo, preferenca këtu nuk është çështje. Ne kemi deklaruar dhe i jemi përmbajtur gjithmonë zbatimit dhe respektimit të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i qartë, kristal, edhe sa i përket afateve të mbajtjes së zgjedhjeve dhe ne insistojmë, kërkojmë dhe presim që ato të organizohen brenda afatit që është i specifikuar në vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, theksoi ai.