Ekzekutohen pagesat për veteranë, pensione të përkohshme dhe ato familjare

Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare ka njoftuar se janë ekzekutuar pagesat për disa skema përkatëse.

Sipas njoftimit zyrtar, pagesat janë ekzekutuar për veteranët, pensionet e parakohshme – “Trepça” SHA dhe pension familjar.

Në njoftimin e Ministrisë potencohet se nga këto skema kanë përfituar 39 mijë e 34 veteranë, 813 pensionistë të përkohshëm dhe dy mijë e 409 pensionistë familjarë.