Kurti fton për takim Hamzën, pas dështimit të marrëveshjes me Abdixhikun

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka njoftuar se pas dështimeve të bisedimeve me LDK-në, ai i ka dërguar mesazh për takim edhe kreut të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza.

Ai tha se propozimi i sotëm për LDK-në ka qenë ekskluzivisht për ta dhe në këtë rast nuk vlen për PDK-në në këto rrethana.

“I dërgova mesazh Bedri Hamzës dhe le ta shohim se çka është e mundur që të ecim përpara, propozimi unë që u refuzua nga LDK-ja ka qenë ekskluzive për LDK-në”, u shpreh i pari i Qeverisë.

Ai ndër të tjera u shpreh se nuk pati seriozitet nga ana e PDK-së për takimet në çështjen e presidentit.

“Si është e mundur të thuash dua të merremi vesh, por nuk mund të takohemi. Ka disi një lloj bojkoti nga ana e PDK-së për mua”, u shpreh ndër të tjera Kurti. /Zëri