Mjete pune, lodra për fëmijë e ngjyra - konfiskohen produkte jashtë standardeve
Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut ka njoftuar se ka shtuar aktivitetet, me qëllim të garantimit të sigurisë së produkteve që qarkullojnë në vendin tonë.
Nga këto aktivitete, IQMT-ja ka identifikuar e larguar një numër produktesh të pasigurta për përdorim nga tregu.
“Këto produkte janë sekuestruar në përputhje me legjislacionin në fuqi, për shkak të mos prezantimittë dokumentacionit teknik përkatës dhe tejkalimit të skadimit të afatit”, thuhet në komunikatë.
Bëhet e ditur se produktet e sekuestruara janë:
Makinë shpimi (trapan) – 13 copë;
Gërryese këndore – 5 copë;
Disqe për prerjen e hekurit dhe betonit – 426 copë;
Jelek sinjalizues – 251 copë;
Helmeta (kapela pune) – 114 copë;
Maska saldimi – 176 copë;
Ngjyra dhe llaqe – 11 copë;
Lodra për fëmijë – 931 copë.