Qeveria zgjedh kryesuesin e Bordit të Telekomit

Qeveria e Kosovës ka miratuar propozim-vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit për emërimin e Bordit të Drejtorëve të ndërmarrjes publike qendrore Telekomi i Kosovës SHA.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se kryesues i këtij bordi është emëruar Shaban Neziri.

“Për kryesues të këtij bordi propozohet Shaban Neziri”, tha ai.