Theret me thikë një person në Prishtinë, dy të dyshuarit në arrati

Një person është sulmuar dhe therur me thikë nga dy të tjerë mbrëmjen e së dielës në Prishtinë, të cilët më pas kanë ikur nga vendi i ngjarjes dhe gjenden në arrati.

Policia bën të ditur se viktima është dërguar në QKUK dhe pas trajtimit mjekësor është liruar në shtëpi.

“Lidhur me këtë, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin”, theksohet në raport. /Zëri