Arrestohet një person në Pejë, sulmoi fizikisht një zyrtar policor
Të dielën rreth orës 13:10, në Pejë, një person është arrestuar, pasi dyshohet se e ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor.
Policia bën të ditur se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Zëri
Raporti i plotë:
Sulm ndaj personit zyrtar & Lëndim i lehtë trupor
Rr. “Mbretëresha Teutë”, Pejë / 19.04.2026 – 13:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi pas një mosmarrëveshjeje dyshohet se e ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar, po ashtu kishte ofenduar dhe kërcënuar verbalisht viktimën, si edhe një zyrtar policor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.