Kurti e Abdixhiku takohen sot për çështjen e presidentit

Të hënën pritet të mbahet takimi i radhës i kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në kuadër të bisedimeve për çështjen e presidentit.

Ky takim është paraparë të zhvillohet nga ora 11:00, raporton Zeri.info.

Nga takimi i kaluar të dy palët u shprehën se pati tendenca pozitive për marrëveshje, por që ende nuk është qartësuar diçka.

Kujtojmë se kanë mbetur edhe tetë ditë deri në përfundim të afatit të caktuar nga Gjykata Kushtetuese dhe nëse nuk arrihet në ndonjë marrëveshje atëherë vendi rrezikon të shkojë përsëri në zgjedhje.

Në anën tjetër, Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar se ende nuk ka ndonjë ftesë nga kryeministri Kurti për të diskutuar në lidhje me çështjen e zgjedhjes së presidentit. /Zëri