Moti për ditën e sotme
Të hënën pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vranësirat në pjesën e dytë të ditës pritet të dendësohen dhe të sjellin reshje shiu të përcjella me shkarkime elektrike (rrufe).
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-6° C, kurse maksimalet nga 14-18° C.
“Era do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-8m/s”, thuhet në njoftim. /Zëri