70-vjeçari në Shqipëri humbi jetën në aksident, policia jep detaje
Policia e Shqipërisë është deklaruar lidhur me aksidentin në rrugën Milot–Rrëshen, ku humbi jetën 70-vjeçari, N.L.
Në njoftim thuhet se personi është përplasur nga një automjet, drejtuesi i të cilit është ende i paidentifikuar.
“Rreth orës 21:30, në aksin rrugor Milot–Rrëshen, një automjet, me drejtues ende të paidentifikuar, ka përplasur këmbësorin, shtetasin N. L., rreth 70 vjeç. Si pasojë, këmbësori ka ndërruar jetë në vendngjarje”, thuhet në njoftim.
Policia gjithashtu bëri të ditur se grupi hetimor vijon punën për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit, si dhe për sqarimin e rrethanave të aksidentit.