Dita e Veteranëve të Betejës së Koshares dhe rënia e heroit Sali Çekaj, sot mbahet akademi përkujtimore
Sot do të mbahet akademi përkujtimore me rastin e Ditës së Veteranëve të Betejës së Koshares dhe ditës së rënies së heroit të Kosovës, Sali Çekaj.
Ky aktivitet pritet të zhvillohet me fillim nga ora 12:00, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë.
Bëhet e ditur se e pranishme do të jetë edhe ushtruesja e Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu.