Dita e Dëshmorëve të Komunës së Prishtinës, dhurohet gjak në sheshin “Zahir Pajaziti”
Në sheshin “Zahir Pajaziti” po dhurohet gjak, në nder të dëshmorëve të kryeqytetit, raporton Ekonomia Online.
Ky aktivitet është onanizuar nga Komuna e Prishtinës.
E, për të parë nga afër dhurimin e gjakut nga qytetarët, ishte edhe kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama.
Ndërsa, doktori që është duke marrë pjesë në dhurimin e gjakut në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë tha se ka shumë të interesuar për këtë aktivitet.
“Kjo është një ditë e veçantë për të gjithë ne, kur t’i përkujtojmë ata që kanë dhënë më të shtrenjtën, jetën, ne kemi mundësi t’i shërbejmë këtyre pacientëve tanë me dhurim gjakut. Kështu që këto ditë janë shumë të mirëprituna për pacientët tanë që i kemi në klinika dhe në rajone të tjera. Ka shumë të interesuar. E kemi programin vjetor të aksioneve, kështu që kudo që shkojmë ne, interesi për dhurim është i kënaqshëm kështu. Po zakonisht zero pozitiv është si grup universal, ndaj dhe është më i madh. Si grupe më të rralla janë A negativ, këto AB negativ, këto që na i plotësojnë kushtet edhe nevojat për të cilat s’kemi mbetë asnjëherë pa to, që ajo është me rëndësi”, tha ai. /eo