Armend Zemaj “kursen fort”, 18 mijë euro në bankë nga paga si deputet
Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, rezulton të jetë mjaft kursimtar, të paktën sipas deklarimit të fundit të pasurisë.
Në formularin e dorëzuar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit, Zemaj ka deklaruar rreth 18 mijë euro kursime, të cilat thotë se burojnë nga paga si deputet, që në nivel vjetor arrin mbi 21,566 euro, shkruan Zeri.info.
Sa i përket pasurisë së paluajtshme, ai ka deklaruar dy banesa me vlerë të përgjithshme mbi 140 mijë euro.
Ndërkohë, në kategorinë e pasurive të luajtshme figuron vetëm një veturë në emër të bashkëshortes, me vlerë rreth 6,500 euro./Zëri