Çmimi i naftës pa ndryshim, benzina lirohet vetëm një cent

Ministria e Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimin e derivateve për të shtunën.

Çmimi për një litër naftë është 1.74 euro ashtu siç ka qenë edhe të premten.

Kurse benzina  ka rënë  për një cen në krahasim me një ditë më parë, ku një litër të shtunën është 1.42 euro.

Edhe çmimi i gasit nuk ka ndryshuar nga ai i ditës së premte, me 0.88 euro për litër.