I dyshuari arratiset nga stacioni policor në Gjakovë, largohet përmes dritares
Një person i dyshuar është arratisur nga stacioni policor në Gjakovë, mbrëmjen e së premtes rreth orës 21:00.
Sipas njoftimit të Policisë thuhet se, i dyshuari, mashkull kosovar, derisa ndodhej në zyrën e intervistimit, ka shfrytëzuar një moment për t’u larguar përmes dritares së objektit policor.
“Pas arratisjes, ai është larguar në drejtim të panjohur. Për rastin është njoftuar prokurori, ndërsa policia po vazhdon hetimet dhe kërkimet për kapjen e tij”,thuhet në njoftimin e PK-së. /Zëri