Përleshja në Vushtrri, gjashtë të arrestuar

Një përleshje e tmerrshme ka ndodhur sot në një kafeteri në Vushtrri.

 Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Sahiti ka konfirmuar se deri më tani janë të arrestuar gjashtë persona.

“Lidhur me përleshjen e raportuar rreth orës 20:00 në Vushtrri, policia ka arrestuar gjashtë persona të përfshirë ne rast, ndaj të cilëve po zhvillohen procedurat e intervistimit” ka thënë Sahiti.