Interi një hap larg titullit të 21-të, fiton lehtë ndaj Cagliarit
Inter vazhdon marshimin drejt titullit të 21-të në Serie A, pasi mposhti në mënyrë rutinore Cagliarin me rezultat të pastër, 3-0.
Pjesa e parë u mbyll pa gola me mysafirët që rezistuan mirë, por gjithçka ndryshoi në fraksionin e dytë.
Interi u shfaq dominues, efikas dhe konkret para portës, duke zgjidhur ndeshjen me gola nga Marcus Thuram dhe Nicolo Barella.
Me këtë fitore, zikaltërit shkojnë në 78 pikë, plot 12 më shumë se ndjekësi më i afërt Napoli, duke e bërë çështjen e titullit pothuajse të mbyllur.
Në xhiron e ardhshme, Interi udhëton për t’u përballur me Torinon, ndërsa Cagliari, që vazhdon të rrezikojë rënien nga elita, do të ketë një tjetër sfidë të vështirë në shtëpi ndaj Atalanta.