Zgjedhja e presidentit, Haziri: LDK-ja dhe LVV-ja janë në konsultime për një marrëveshje

Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri ka deklaruar para nisjes së seancës së Kuvendit se LDK-ja dhe Lëvizja Vetëvendosje janë në konsultime për një marrëveshje lidhur me zgjedhjen e presidentit.

Sipas tij, qëllimi është arritja e një marrëveshjeje sa më shpejt për të siguruar funksionalitet institucional.

“Jemi në konsultime aktive, kryetari i LDK-së është duke punuar për t’i dhënë një mundësi marrëveshjes mes LDK-së dhe LVV-së. Qëllimi ynë është që shteti të jetë funksional dhe të kemi organin më të lartë përfaqësues sa më shpejt. Jemi në 11 ditët e fundit dhe ky afat duhet të na obligojë që sa më shpejt t’i japim vendit një marrëveshje”, ka deklaruar Haziri. /klankosova