Nënkryetari Gola nis seancën me shprehje të ngushëllimeve për tragjedinë në Malishevë

Kuvendi i Kosovës ka nisur seancën, e cila po drejtohet nga nënkryetari, Ardian Gola.

Gola ka nisur seancën me shprehje të ngushëllimeve në emër të Kuvendit për tragjedinë që ndodhi dje në Malishevë.

“Të shprehim ngushëllime të sinqerta për ndarjen nga jeta të qytetarit Ilir Berisha së bashku me dy fëmijët e tij, Naile dhe Kujtim Berisha, si pasojë e një ngjarjeje të rëndë që ka ndodhur në Malishevë, shprehim ngushëllime të sinqerta dhe ndajmë dhimbjen me këtë familje”, ka thënë Gogaj, transmeton Zeri.info.

Kuvendi pritet të shqyrtojë disa pika të rendit të ditës të cilat i gjeni më poshtë;

Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,

Deklarimet jashtë rendit të ditës,

Pyetjet parlamentare,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 10/L-019 për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme,

Shqyrtimi i Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës nr. 07/07, dt. 30.03.2026 për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit, si pjesë e Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese në Gazë,

Propozimi i dy (2) kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës.