Akil Gjakova e nis mbarë Kampionatin e Xhudos
Akil Gjakova e ka nisur me fitore Evropianin e Xhudos, që po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë.
Në rundin e dytë në kategorinë deri në 73 kilogramë, Akil Gjakova fitoi me Ippon ndaj xhudistit austriak, Samuel Gassner.
Xhudisti kosovar ishte duke pësuar me Wazzari, por në minutën e fundit arriti të bëjë një hedhje fantastike dhe ta mbyll lojën me Ippon.
Në rundin e parë Gjakova kaloi pa luftë, ndërsa në rundin e tretë, ai do të ndeshet me fituesin e duelit mes Benjamin Levy të Britanisë së Madhe dhe grekut Nikolaos Gkinis.