Prangosen dy persona të kërkuar me urdhëresë gjykate në Ferizaj

Policia në dy raste të ndara ka bërë të ditur se ka arrestuar dy persona të kërkuar me urdhëresa gjyqësore.

Sipas një njoftimit të PK-së, rreth orës 02:00, në rrugën magjistrale në fshatin Prelez, patrulla e trafikut ka ndaluar personin me inicialet B.S. (48 vjeç), i cili ishte në kërkim me urdhër të Gjykatës Themelore në Gjilan për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

“Ai ishte i dënuar me gjobë prej 1600 eurove ose 80 ditë burgim. Pas njoftimit të stacionit policor në Viti, ai është dërguar në vuajtje të dënimit. Ndërsa rreth orës 03:30, në pikën kufitare Hani i Elezit, është ndaluar personi me inicialet E.H. (31 vjeç), i cili ishte në kërkim me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Ferizaj. Ai ishte i dënuar me 18 muaj burgim për veprën penale ‘Kanosje’”.

Ndërkaq, pas arrestimit dhe kompletimit të procedurave, është dërguar në vuajtje të dënimit.