Formacioni i javës në Ligën e Kampionëve – yjet që dominuan çerekfinalet e dyta në skenën evropiane
Liga e Kampionëve ka hyrë në fazën më dramatike dhe pas çerekfinaleve të dyta është publikuar formacioni më i mirë i javës, i përbërë nga lojtarët që bënë diferencën në ndeshjet vendimtare.
Pas mijëra votave nga tifozët në faqen e UEFA-s, rreshtimi i zgjedhur është një 3-4-3 sulmues, me emra të mëdhenj nga klubet elitare evropiane, ku formacioni dominohet nga lojtarë të Real Madridit.
Në portë qëndron Juan Musso, i cili me ndërhyrjet e tij vendimtare ishte një garanci për skuadrën e tij në një sfidë me presion të lartë.
Para tij, në mbrojtje, janë katër emra të fortë: Marquinhos, Dayot Upamecano dhe Eduardo Quaresma, që ofruan siguri dhe stabilitet.
Mesfusha është e balancuar mes kreativitetit dhe forcës fizike, me Arda Guler, Martin Zubimendi, Joshua Kimmich dhe Marcos Llorente, të cilët dominuan në kontrollin e lojës dhe ritmin e ndeshjeve.
Në repartin sulmues, tre emra që bënë diferencën: Ousmane Dembele, Ferran Torres dhe Michael Olise, me shpejtësi, kreativitet dhe gola vendimtarë në momentet kyçe.
Ky formacion, përveç dominimit të skuadrave më të forta në Evropë, pasqyron edhe performancat individuale që vendosën fatin e çerekfinaleve. Tani, me gjysmëfinalet në horizont, këta emra pritet të jenë sërish në qendër të vëmendjes. /telegrafi
Introducing the Team of the Week ë@cryptocom | #UCLTOTW pic.twitter.com/I3ImLLiBhT
— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) April 16, 2026