Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë sot në Kosovë, do të takohet me Maqedoncin

Gjatë ditës së sotme në Kosovë do të qëndrojë për vizitë ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi.

Ai do të pritet në një ceremoni ushtarake nga homologu i tij kosovar, Ejup Maqedonci, duke filluar nga ora 10:30.

Pas takimit bilateral, të dy ministrat do të mbajnë konferencë për media në orën 11:00.