Kurti pret në takim zv.kryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Belgjikës, Maxime Prevot

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Belgjikës, Maxime Prevot.

Pas takimit me Kurtin, gjatë pasdites diplomati belg pritet të zhvillojë takime edhe me udhëheqës të tjerë institucionalë në Kosovë.

Në orën 15:15 zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, pret në takim homologun e tij nga Belgjika, Maxime Prevot, ndërsa pas takimit është paralajmëruar konferencë për media.

Më pas, në orën 16:00, ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, do të presë në takim zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Çështjeve Evropiane dhe Bashkëpunimit për Zhvillim të Belgjikës, Maxime Prevot.