U skanuan në hyrje dhe nuk shkuan në punë, “Trepça” ua ndërpret kontratën e punës dy punëtorëve
Komisioni Disiplinor i ndërmarrjes “Trepça” ka marrë vendim për ndërprerjen e marrëdhënies së punës për dy punëtorë, për shkak të disa shkeljeve të rregullave të punës.
Sipas tyre, punëtorët me inicialet Xh.Q. dhe I.H. kanë bërë mungesa në punë, njëri 194 ditë dhe tjetri 188 ditë.
Si provë materiale për shkeljet është edhe një video e publikuar, ku thuhet se të dy personat e lartcekur në shumë raste kanë kryer vetëm skanim të hyrjes, pa dalje.
“Si pasojë e këtyre veprimeve, është shkaktuar dëm financiar ndaj ndërmarrjes në vlerë prej mijëra eurosh.
Në bazë të këtyre fakteve dhe provave të dokumentuara, Komisioni Disiplinor ka marrë vendim për ndërprerjen e marrëdhënies së punës ndaj të dy punonjësve.
Në kuadër të provave, është shqyrtuar edhe një dëshmi video (01.04.2026), e cila ilustron një nga rastet e mosprezencës në vendin e punës”, thuhet në njoftim. /Zëri