5-vjeçari nga Lipjani merret nën kujdes nga QPS-ja në Gjakovë

5-vjeçari nga Lipjani është liruar dje nga spitali.

Ai është marrë nën kujdes nga Qendra për Punë Sociale në Gjakovë.

Kjo u konfirmua nga zëdhënësja e QKUK-së, Mirlinda Qyqalla.

“Në bazë të informacioneve të marra nga drejtoresha e Klinikës së Pediatrisë, fëmija është marrë nën kujdes nga QPS në Gjakovë”, deklaroi ajo.

Rasti i fëmijës ka shkaktuar reagime të ashpra në opinion për shkak të trajtimit jo të duhur nga ana e prindërve të tij.