Dendiasi njofton për “mëngjesin e punës” që pati me Kurtin

Ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Nikos Dendias, njoftoi për një takim pune në mëngjes me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

“Mëngjes pune me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në Prishtinë’, shkroi Dendiasi në platformën X, transmeton Zeri.info.

Zyra e Kryeministrit të Kosovës akoma nuk ka dhënë ndonjë njoftim për takimin e Kurtit me Dendiasin, derisa ishin mediat greke ato që njoftuan për vizitën e ministrit në Kosovë, i cili pritet të takohet edhe me ushtarët grekë që po qëndrojnë në Kosovë në kuadër të KFOR-it. /Zëri