FSK-ja mban ushtrime në zonën e Bukovikut, këshillohen qytetarët për kujdes
Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar qytetarët e komunës së Gjilanit se më 17–19 prill 2026 dhe 24–26 prill 2026 pjesëtarët e saj do të zhvillojnë ushtrime ushtarake vlerësuese.
Ky ushtrim do të zhvillohet në zonën e Bukovikut, sepse sipas tyre është më e përshtatshme për realizimin e këtyre aktiviteteve.
“Qytetarët këshillohen për kujdes gjatë ditëve kur do të zhvillohen ushtrimet dhe të mos kenë panik”, thuhet në komunikatë. /Zëri