Distria Krasniqi kualifikohet në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian
Xhudistja nga Kosova, Distria Krasniqi, ka siguruar kalimin në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian, i cili po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë, ku garojnë 400 xhudistë nga 46 vende të ndryshme.
Distria i ka nisur garat mirë në kategorinë e saj deri në 52 kilogramë, duke fituar në xhiron e dytë e pastaj edhe në çerekfinale.
Xhudistja pejane në përballjen e parë arriti të mposhtë me dominim ndaj xhudistes çeke, Tereza Bodnarova, të cilën e mposhti me “waza-ari”.
Në çerekfinale, Distria gjithashtu ishte brilante duke fituar ndaj polakes Aleksandra Kaleta dhe duke siguruar gjysmëfinalen e madhe.
Në gjysmëfinale, xhudistja jonë do të ndeshet me italianen Odette Giuffrida.
Në anën tjetër, xhudistet e tjera, Fatjona Kasapi dhe Erza Muminoviq, u eliminuan më herët gjatë ditës së sotme. /Telegrafi