Bejrani: Çmimet e derivateve në rënie, pa parashikime për ditët në vijim

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Bejrani, ka bërë të ditur se çmimet e derivateve në vend aktualisht janë në rënie, megjithëse mbeten të ndikuara nga zhvillimet në tregjet ndërkombëtare.

Ai tha se aktualisht çmimet sillen rreth 1.75 euro për dizelin dhe 1.42 euro për benzinën, ndërsa paralajmëroi lëvizje të mundshme në ditët në vijim.

“Çmimet e derivateve sot sillen përafërsisht në Kosovë: dizeli 1.75, ndërsa benzina 1.42. Çfarë çmime do të kemi në ditët në vijim nuk mundemi me paragjyku, për shkak se ka lëvizje të mëdha në bursë dhe situata në Ngushticën e Hormuzit. Por trendi i derivateve është në rënie”, tha ai për Ekonominë Online.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet e derivateve të naftës sot në Kosovë.

Sipas Ministrisë, një litër naftë maksimumi sot kushton 1.75 euro, një cent më lirë nga sa ishte dje.

Edhe benzina ka rënë sot për një cent. Sot një litër benzinë do të kushtojë maksimumi 1.43 euro, nga 1.44 euro sa ishte dje.

Një litër gaz sot kushton maksimumi 88 centë, gjithashtu një cent më lirë sesa dje (87 centë).