Kërcënoi vëllain, arrestohet dhe i gjenden armë një personi në Ferizaj

Një person pas një mosmarrëveshjeje në familje ka kërcënuar vëllain e tij.

Rasti është raportuar më datë 15.04.2026, rreth 18:40 dhe i dyshuari është shoqëruar në Polici.

Sipas Policisë, gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit janë gjetur e sekuestruar një pushkë gjuetie, një armë - pistoletë dhe 51 copë të kalibrave të ndryshëm të gjitha me leje valide.

“Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Zëri