PDK-ja mbledh kryetarët, kërkohet forcimi i organizimit politik

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka zhvilluar sot një takim pune me kryetarët dhe përfaqësuesit e komunave që udhëhiqen nga ky subjekt politik.

Sipas njoftimit nga kjo parti, fokusi kryesor ishte rritja e mobilizimit dhe forcimi i organizimit politik.

Hamza ka kërkuar që strukturat e partisë të jenë të organizuara, aktive dhe të lidhura ngushtë me qytetarin.

“Degët tona duhet të jenë qendra të ideve, të angazhimit dhe të komunikimit të drejtpërdrejtë me qytetarët. Vetëm përmes një organizimi të mirëfilltë dhe një mobilizimi të sinqertë mund të vijmë me një platformë politike që i përgjigjet pritshmërive të tyre”, u shpreh Hamza.

Në këtë takim u diskutua edhe për rritjen e koordinimit ndërmjet nivelit qendror dhe atij lokal, si dhe për përfshirjen sa më të gjerë të strukturave partiake në procesin e përgatitjes së politikave dhe alternativave zhvillimore.