Delegacioni nga Pakistani mbërrin në Teheran, synohet vazhdimi i negociatave SHBA-Iran

Një delegacion nga Pakistani, i cili po vepron si ndërmjetës në bisedimet për t’i dhënë fund luftës ndërmjet SHBA-Izrael dhe Iranit, ka mbërritur në Teheran.

Pjesë e delegacionit janë marshalli i fushës, Asim Munir, të cilin Trump e ka përshkruar më parë si të preferuarin e tij, dhe ministri i brendshëm, Mohsin Naqvi.

Më parë, agjencia shtetërore iraniane e lajmeve IRIB ka thënë se delegacioni do të përcillte një mesazh nga SHBA-ja dhe do të planifikonte një raund të dytë bisedimesh, pasi takimi i parë i javës së kaluar në Islamabad, ka dështuar të sillte marrëveshje.

Një ditë më parë, edhe presidenti amerikan, Donald Trump ka përmendur mundësinë që brenda dy ditëve të lëvizte diçka në këtë drejtim.